Ilir Meta, ose 5 hapat që e zgjidhin situatën për 5 minuta!

Nga Alfred Peza/

Presidenti paska kërkuar gjatë takimit të lamtumirës për ambasadoren e Sllovenisë, Lea Stançiç, “rikthimin urgjent të vendit në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor, për t’i shërbyer objektivit strategjik të çeljes së negociatave të anëtarësimit me BE gjatë mbledhjes së Këshillit të 17-18 tetorit”.
Bukur!

Nëse vërtetë e do këtë, Ilir Meta mund ta bëjë brenda 5 minutave. Mjafton që për këtë të hedhi 5 hapa:

1.- Të rikthejë institucionin e Presidentit në shinat kushtetuese duke anulluar dekretin për 13 tetorin dhe duke përshëndetur zgjedhjet e 30 Qershorit.

2.- Ti kërkojë Monës e Lulit që ti japin fund strategjisë opozitare të rrugës, duke iu rikthyer jetës institucionale, brenda sistemit politik e demokratik të vendit.

3.- Të rikonfirmojnë publikisht si Meta ashtu edhe partitë e “Opozitës së Bashkuar” vullnetin politik dhe mbështetjen pa kushte për reformën në drejtësi.

4.- Të angazhohet për ngritjen sa më parë të institucioneve të reja të drejtësisë: SPAK-ut, BKH-së, Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, etj.

5.- Të nisi menjëherë dialogu pa kushte i opozitës me mazhorancën për reformën elektorale, ku të adresohen të gjitha shqetësimet dhe pretendimet e deritanishme për standarted në zgjedhjet e ardhshme të radhës.

Kaq e thjeshtë është. Por dihet tashmë se gjërat e thjeshta janë shumë më të vështira për tu bërë. Shqiptarët po presin!

Por, ka shkuar aq larg tashmë, sa edhe po të dojë ai, nuk e lënë më që të rikthehet pas.

Ndaj, edhe mazhoranca është e vendosur që ti shkojë deri në fund, procesit të nisur për shkarkimin e tij si President i kësaj Republike.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...