Del VIDEO e sulmit mbi KZAZ/ Policët e plagosur në Vaun e Dejës, reagon Rama

Një incident ka ndodhur mbrëmë në KZAZ-në nr 6, e vendosur në shkollën “Ndre Mjeda” në Vaun e Dejës. Nga të dhënat paraprake, mësohet se protestues dhe mbështetës të opozitës kanë zhvilluar nje tubim, duke kërkuar largimin e materialeve zgjedhore.

 

Persona ende të paidentifikuar kane hedhur bombola artizanale dhe si pasojë ka shpërthyer flaka në ambientet e shkollës. Raportohet për 2 policë të lënduar në këtë ngjarje për të cilën ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

 

“Sulmi mbi KZAZ e Vaut të Dejës është shfaqja e egër e dëshpërimit të L.Bashës, M.Kryemadhit, I.Metës dhe S.Berishës, nga fundi i sigurtë me turp ditën e dielë i aventurës së tyre antikombëtare, për të marrë peng zgjedhjet që të marrin peng Shqipërinë #Ndëshkimi do jetë shembullor.

 

As kjo shfaqje turpi dhe asnjë shfaqje tjetër e këtij lloji, nuk e ndal dot më gremisjen e të katër aventurierëve në gropën që hapën për këtë popull e për këtë vend! Kush prek zgjedhjet për llogari të tyre do përballet me të gjithë forcën e ligjit dhe pasojat e paralajmëruara?” – shkruan Rama në Tëitter.

 

Ndërsa ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shkruan: “Përsëri sulmohet me molotov një shkollë në Shkodër, si shenjë skizofrenie politike e PD për të penguar zgjedhjet. Kryetarët pa mandat nuk mund të mbajnë peng bashkitë me molotov. Ligji do të veprojë!”.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...