Arti në zi/ Ndahet nga jeta parodisti i njohur i Vlorës

Ai që i ka bërë të gjithë të qeshin me batutat dhe humorin ndër vite, sot është ndarë përfundimisht nga jeta duke lënë pas shumë dhimbje dhe trishtim! Tek familjarët, miqtë e ngushtë, bashkëpunëtorët në art, ata që e njohën përmes roleve skenike, por jo vetëm! Një nga katër parodistët e famshëm të Vlorës, Muhamet Lika ndërroi jetë sot në Itali në moshën 65-vjeçare

Mësohet se aktori i madh i humorit, ose Meti siç e thërrisnin të gjithë miqtë, ishte tërhequr nga skena prej disa kohësh për shkak të problemeve me zemrën. Ai i ishte nënshtruar disa ndërhyrjeve, por me sa duket nuk ia doli dot.

Parodistët e Vlorës prej dekadash janë një trupë profesioniste që ka marrë jo pak vlerësime nga publiku. Ata e prekën skenën për herë të parë në vitin 1967. Katër paraodistët Afrim Agalliu, Agron Hamo, Mane Lumani dhe Muhamet Lika u shfaqën së bashku për herë të fundit vetëm disa ditë më parë në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë.

Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes së të ndjerit!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...