Në orën 15.00 një ngjarje e rëndë është shënuar në pistën e aeroportit të Rinasit. Katër persona të armatosur kanë grabitur një blind me para që i përkisnin bankës “Raifeissen”.
Policia është vënë ne ndjekje të grabitësve, nëpërmjet një rrugë dytësore dhe gjatë gjithë kohës ka shkëmbyer zjarr me ta.
Për pasojë ka mbetur i vrarë njëri prej grabistëve, i cili është gjetur i armatorus me automatik, granatë dhe krehër me fishekë.
Nga minuta në minutë janë zbardhur dhe po vijojnë të zbardhen detaje të reja nga grabitja e përgjakshme.
Fillimisht gazetarët e kronikës në terren raportuan për vrasjen e rojes së bankës, mirëpo ishte policia që hodhi poshtë një gjë të tillë, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, duke saktësuar se ishte vrarë njëri prek autorëve të grabitjes./CNA.al