‘NUK MUND TË QËNDROJ INDIFERENTE’, AURELA GAÇE KA DY FJALË PËR TUNËN PAS ALBUMIT TË RI

Vetëm pak ditë më parë këngëtarja e njohur Tuna Sejdi publikoi albumin e titulluar ‘Fortuna’, mes të cilëve ka edhe bashkëpunime.

Suksesi i Tunës me këtë album është i dukshëm, ndërkohë që vlerësimet e veta i ka dhënë edhe këngëtarja Aurela Gaçe.

Aurela ka publikuar një foto të këngëtares dhe shprehet se nuk mund të qëndronte indiferente dhe të mos e vlerësonte me dashuri këtë album.

‘Më gëzoi shumë fakti që në këtë rrëmujë të përdishme me garë singellash, Tuna zgjodhi të vinte me album. Pikërisht sot kur duket sikur albumet nuk jetojnë më. Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe me muzikë e vargje shpirti, vlerësim për punën.

Kur bëhen punë të tilla, nuk mund të qëndrojmë indiferente e të mos e vlerësojmë me dashuri. Është shpresë për të dhënë më shumë’, shkruan Aurela.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...