HYRJELAJMEHISTORISabah Bizi, njeriu- ikonë i Shkodrës dhe i shkodranëve

Sabah Bizi, njeriu- ikonë i Shkodrës dhe i shkodranëve

Nderimi që iu bë me titullin e lartë “Kalorësi i Urdhërit të Skënderbeut”, padyshim që ka qenë mëse i merituar. Sabah Bizi është ndjerë shumë i kënaqur me titullin e akorduar nga Presidenti i Republikës dhe për më tepër, që ai iu dha në qytetin e tij, në Shkodrën e dashur.

Vetë mjeshtri i mirënjohur i futbollit shkodran dhe atij shqiptar është ndjerë tejet i lumtur për këtë titull dhe në një prononcim të shkurtër, është shprehur:

“Përveçse më vjen mirë që më është akorduar në qytetin tim, në Shkodër, jam i lumtur që ai mu dha tani që jam gjallë sepse do të kemi mundësi ta shijoj atë”.

Duatrokitjet në teatrin “Migjeni” kanë qenë të shumta për mjeshtrin Bizi dhe kuptohet që ai i meriton të gjitha këto.

Sportdashësit shkodranë e konsiderojnë atë si futbollisti më të madh në historinë e Vllaznisë dhe simbolin e kësaj skuadre, prandaj dhe janë lumtuar që ai mori një tjetër çmim.

Vërtetë sot ky Mjeshtër ka probleme me shikimin, por emrin që ai ka vënë futbolli nuk mund t’ia marrë askush.

Sabah Bizi është një ikonë e futbollit shkodran dhe atij shqiptar dhe ky qytet duhet të jetë me fat që e ka pjesë të tij.
Gjergj KOLA

TE TJERA

spot_img