Financial Times publikon foton e Kel Marubit me gruan e tij (foto në brendësi)

Gazeta e njohur Financial Times, ka publikuar një foto të Kel Marubit me të shoqen, duke theksuar se ajo është pjesë e një koleksioni prej mbi 150 mijë fotosh, fryt i punës së tre gjeneratave të fotografëve shqiptarë.

Shkrimi është në kuadër të hapjes së një ekspozite në Amsterdam, me titull: “Dinastia Marubi – 100 vite të fotografisë së studios në Shqipëri”.

“Në vitin 1950, italiani Pietro Marubi u arratis nga pushtimi i perandorisë austro-hungareze dhe emigroi në Shkodër, ku themeloi biznesin e tij: foto-studion Marubi. Ndërsa, kërkesa për punë rritej, ai punësoi një asistent, Kel Kodhelin.

Pas vdekjes së Marubit, Kodheli e ndryshoi emrin në Kel Marubi dhe mori përsipër studion, të cilën ia la më pas të birit, Gegë”, shkruan gazeta, që thekson se fotot e Marubit dëshmojnë historinë e pasur kulturore dhe politike të Shqipërisë, nga Perandoria Osmane tek sundimi komunist.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...