Brajan Gruda, “pinjolli” i familjes Gruda grumbullohet me Kombëtaren U15 të Gjermanisë

Ndodh edhe kështu. E gjithë familja ka kontribuar për Vllazninë apo dhe ekipe të tjera, por që nmjë pjestar i saj të mbërrijë deri në nivele të tilla, nuk kishte ndodhur më parë. E kemi fjalën për 14 vjeçarin Brajan Gruda, djalin e ish- futbollistit të njohur të Vllaznisë Bujar Gruda.

Kohët e fundit ai është grumbulluar nga kombëtarja U15 e Gjermanisë. I datëlindjes 2004, Brajan ka luajtur më parë me ekipin e Kaslruhes ndërsa aktualisht luan me ekipin FSV Mainz 05.

Në sezonin aktual ka luajtur në 8 ndeshje dhe ka shënuar 9 gola. Ndonëse nuk luan në sulm por si numër 10, mesfushor organizator, ai spikat me paraqitjet e tij, aq sa ka bindur stafin teknik të kombëtares gjermane që ta përfshijnë në rradhët e saj.

Kjo ka ndodhur që në muajin shtator dhe tashmë Gruda i vogël është zyrtarisht pjesë e “Gjermanisë së madhe”. Nuk ka ku shkon më bukur.

Familja Gruda është përfaqësuar denjësisht në futbollin shkodran dhe atë shqiptar. Duke filluar nga Selmani, Azizi, Bujar e Shpëtimi që kanë kontribuar për Vllazninë apo dhe Xhabiri, Mirsadi e Ildi me Besëlidhjen e më gjerë.

Por, në Gjermani ndërkohë ka lindur Brajani, djali i sulmuesit të njohur të Vllaznisë së viteve ’80-’90 Bujar Grudës. Dhe ftesës së kombëtares U15 të Gjermanisë i ka

thënë “po” teksa tashmë është pjestar i saj. Me siguri që karriera e tij ka për të qenë shumë e suksesshme megjithatë të presim. Për momentin duket se ka nisur në mënyrë të shkëlqyer.

Gjergj KOLA

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...