Ramazan Rragami: Askush tjetër para Paulin Ndojës nuk e meriton të jetë portieri më i mirë në historinë e Vllaznisë

Shkodra ka nxjerrë përveçse futbollistë e trajnerë të mirë, edhe specialistë e kuadro shumë të zot. Një prej tyre padyshim që ka qenë Ramazan Rragami i cili konsiderohet nga të gjithë si një njeri shumë i aftë për futbollin.

Një njohës i shkëlqyer dhe interpretues i mirë i të gjitha skemave dhe rregullave të tij. Në këtë aspekt, kohë më parë, i patëm marrë një mendim atij në lidhje me disa nga emrat e shquar të historisë së Vllaznisë dhe se a e meritojnë atë të jenë në më të mirët e historisë së këtij klubi.

E nisëm nga një vlerësim për portierin Paulin Ndoja, me të cilin ka luajtur për disa vite me rradhë. Ja vlerësimi për të:

“Ka qenë një portier me të dhana shumë të mira. Me reflekse në zotërimin e topave, me shumë shkathtësi. E ka mbrojtë portën edhe në pozicione shumë të vështira, i guximshëm dhe që zhvillonte stërvitje intensive.

Kur erdhi në ekipin e parë, fillimisht me atë trupin e tij të hollë dhe shumë elegant, të krijonte përshtypjen e një fëmije të përkëdhelur në portë. Por me kalimin e kohës, me Paulinin në portë, kemi patur shpatullat e ngrohta.

Nuk mendoj se ka njeri tjetër që e meriton të jetë portieri më i mirë në historinë e Vllaznisë. Duhet thënë fakti se ajo gjithmonë ka vuajtur për portiera me përjashtim të kohës kur atë e mbronte Ndoja. Asnjëri nga portierët e tjerë që kanë mbrojtur portën e saj, nuk i kanë patur aftësitë e tij”.

© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shkodër: Digjet kabulli në kabinën elektrike në rrugën “28 Nëntori”

Një incident u regjistrua sot në pedonalen e Shkodrës,...

Zbardhet vjedhja e 100 mije € ne Shkoder, ja kush ishin autoret…

Policia e Shkodrws ka zbardhur ngjarjen në lagjen...

Të dashuruar si ditën e parë ! – Çifti Bardhyl dhe Dhurata Hysa janë prej 37 viteve bashkë

Dashuria është ndjenja më fisnike e zemrës! Është ajo ndjenjë...