Patriotizmi steril i Edi Ramës

Nga Xhildinho Ozuni

Kjo javë nisi me një mbledhje të përbashkët të dy qeverive shqiptare, e cila u mbajt në qytetin e Pejës. Shqipëria dhe Kosova firmosën 9 marrëveshje dhe protokolle të përbashkëta, ku më të rëndësishmet janë ato për veprime të përbashkëta të kontrollit doganor, heqjen e tarifave “roaming” si dhe njohjen reciproke të patentave. Mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës në Pejë, ishte e pesta e kësaj tradite që ka nisur nga Prizreni, më 11 janar 2014.

Edhe pse disa marrëveshje kategorizohen si, më të rëndësishmet, ato nuk e kalojnë cakun të realizohen.

E tillë është çështja e heqjes së barrikadave doganore, e cila disa herë është bërë pjesë e axhendës së mbledhjeve të dy qeverive, por fatkeqësisht ajo ka mbetur formalisht vetëm në letër. Më pas janë ato deklaratat e njëjta për bashkim, që shërbejnë thjeshtë dhe vetëm për të rritur audiencën e faqeve dhe like-ve në Facebook.

Personazhi kryesor në gjithë këtë teatër të patriotizmit virtual është ai që na u shfaq si patriot i flaktë në mandatin e parë qeverisës.

Edi Rama është politikani që u fry dhe fryu për nja dy vjet nacionalizmin mediatik të shqiptarëve. U vetëpërkëdhel kur serbët e akuzonin se qëndronte pas dronit në Beograd, madje u kënaq edhe më shumë kur pamja e banderolës së dronit –

Autochthonous – u shfaq në murin e kryeministrisë. Sulmet e Beogradit ndaj tij apo edhe të Greqisë vetëm sa shërbyen në këtë drejtim.

Edi Rama i ‘mëshoi fort’ çështjes Çame sapo mori pushtetin në 2013; të gjithë një mendje a thua se ky do ta bënte të mundur zgjidhjen e çështjes Çame nën diktatin shovinist grek?!
Jo, ishte thjesht një mirazh, një mirazh që Rama e përdori për t’u treguar grekëve, që ‘ju nuk më keni blerë akoma mua’ .

Deklaratat për çështjen Çame sa vinin e zbeheshin derisa Edi Rama nuk e diskutoi më dhe u duk sikur i ‘vrau për herë të dytë’ çamët.
Rama ndryshoi krejt qëndrim për grekët në mandatin e dytë.

Ai ishte i gatshëm të normalizonte marrëdhëniet mes palëve, kështu i plotësoi çdo kusht, që Greqia i vuri në kuadër të negociatave me Bashkimin Europian.
Rama përdori një politikë të ngjashme si paraardhësi i tij.

Ditën shiste patriotizëm, kurse natën bënte tregti dhe kontrabandë me grekët e serbët, në dëm të interesit kombëtar. Në vazhdën e ngjarjeve më me bujë të këtij viti, i cilësuar si viti i Skënderbeut, u arrit të injorohej dhe përçudnohej edhe vetë Heroi Kombëtar.

Retorikat folklorike nuk shërbejnë Edi Rama;
▪️kur ti bie në ujdi me Greqinë, për të shitur detin shqiptar.
▪️kur ti je dakordësuar me grekët për gjetjen, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve pushtues grekë në tokën shqiptare.

▪️kur ti bie dakord me Hashim Thaçin, për të shkëmbyer territoret shqiptare me Serbinë.
▪️kur ti nuk e shtron kurrë në tryezën e bisedimeve me Greqinë, Çështje Çame.
▪️kur ti nuk mbron sovranitetin e shtetit shqiptar dhe lejon irredentizmin grek të përdhosë territorin shqiptar.

▪️kur ti nuk lobon të integrosh shqiptarët e Iliridës si një popull shtetformues por i detyron të deklarohen bullgarë e turq.
▪️kur ti harron shqiptarët e Malit të Zi dhe i lë në mëshirë të fatit, deri në asimilim politik.

▪️kur ti dhe ministri yt importojnë miellin serb për kafshët, që konsumojnë shqiptarët.
Edi Rama, të jesh patriot do të thotë të duash vendin tënd, të luftosh korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe të ofrosh një të ardhme për brezat e rinj.

Për fat të keq shumica e të rinjve në Shqipëri por edhe në Kosovë po përpiqen të arratisen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...