Ka qënë ora 17.15 minuta e së Premtes kur një person u ka ndërruar jetë teksa po ngiste makinën e cila humbir kontrollin dhe përfundoi në kanalin anësor të rrugës. Bashkë me të në makinë ka qënë edhe një pasagjer i cili nuk mori lëndime për shkak se makina ka qënë me shpejtësi të ngadalësuar
Ngjarja është regjistruar në rrugën e pompave në zonën e Dobraçit të Ri në Shkodër.Menjëherë shtetasi tjetër që ndodhej në makinë njoftoi uniformat blu të cilat me të mbërritur në zonën në fjalë fillimisht bën të mundur nxjerrjen e mjetit nga kanali.
Sipas policisë shtetasi me inicialet A.H, banues në fshatin Bardhaj është gjetur i vdekur ne mjetin tip Benz me targa AA 794 MK rreth orës 17:15.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, ku nga veprimet e para hetimore si dhe nga deklarimet e personave që ishin në vendngjarje, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka pësuar infarkt dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
http://www.shkoder.info/wp-content/uploads/2018/11/img_3895.movStarPlusTv