TERRORIZMI, SHQIPËRIA NË HARTËN NEGATIVE

Shqipëria është një hartë negative sa i përket individëve dhe grupeve që janë bashkuar në luftimet në Siri dhe Irak.

Kështu u shpreh nga Shkodra Agron Sojati, koordinator kombëtar kundër ekstremizmit të dhunshëm në polici gjatë trajnimit për sfidat lidhur me kthimin e luftëtarëve të huaj terroristë edhe në Shqipëri.

Individët shqiptar apo edhe të huaj që vijnë nga vendet e luftës si Siria apo Iraku mbeten gjithnjë një rrezik për shoqërinë.

Shtimi i emigrantëve nga vendet e treta në pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë është një shqetësim.

Ajo që i mbetet detyrë Shqipërisë është një siguri më e madhe dhe ngritje kapacitetesh në pikat e kalimit kufitar për të evidentuar elementët e rrezikshëm kriminal që mund të vijnë nga vendet e luftës për të krijuar struktura të reja përmes rekrutimeve.

StarPlusTv

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...