DRAMË KUSHTUAR MARTIRIT DOM DEDË MAÇAJ

“Lulja më e bukur” është drama kushtuar dom Dedë Maçaj. Kjo dramë u vu në skenë në kishën e motrave Stigmatine në Shkodër nga të rinjtë e famullisë “Shën Rroku” të Rranxa Bushatit.

 

 

Drama solli përmes lojës së të rinjve jetën e dom Dedë Maçaj, një prej 38 martirëve të lumturuar nga Vatikani dy vite më parë.

 

 

Drama nis që nga momentet e para kur një i ri si dom Dedë Maçaj i përkushtohet fesë për të vijuar më pas me një sërë ngjarjesh që rrodhën në jetën e tij. Dom Dedë Maçaj ishte një prift shqiptar i cili pasi u mor në shërbimin ushtarak u arrestua si spiun i Vatikanit me 10 mars 1947.

 

 

Pas torturave ndaj tij dom Dedë Maçaj u pushkatua me 28 mars 1947 në Përmet, përpara ushtarëve të regjimentit dhe i shkelur prej fanatikëve komunistë. Një tjetër ushtar i tij Nikollë Koleci nga Kurbini dëshmoi për këtë ngjarje si dëshmitar okular.

 

 

Dom Dedë Maçaj lindi në Malin e Jushit me 5 shkurt 1920 ndërsa që i ri shkoi në Seminarin Papnor të Shkodrës duke marrë mësimet e para. Teologjinë e kreu në Romë. Në shërbimin ushtarak edhe pse një person tejet i rregullt dhe i sjellshëm për shkak të lidhjes së tij me fenë u përçmua dhe keqtrajtua.

 

 

Dom Dedë Maçaj është shuguruar si prift me 19 mars 1944 dhe në atë kohë u emëruar zëvendës famullitar i Shkodrës. Ishte vetëm 27 vjeç kur u pushkatua pas një gjyqi fars vetëm për rezistencën e tij ndaj fesë. Në 2016-ën u shpall i lumë bashkë me 37 martirët e tjerë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur...

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...