Violinisti virtuoz shkodran Mark Kaftalli

Mark Kaftalli ka lindur në Shkodër më 14 dhjetor 1933. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes. Kreu kursin e violinës pranë Shtëpisë së Kulturës, nën drejtimin e mësuesit Zef Alimhilli në vitin 1949-1952.

Pranë Ansamblit të Ushtrisë në Tiranë në vitet 1952-1955, kreu shërbimin ushtarak, ku vazhdoi studimet për violinë nën kujdesin e kompozitorit-violinist Nikolla Zoraqi.

Në vitin 1955 deri në vitin 1969, punoi për mësimin e harmonisë dhe kompozicionit. Ai ka punuar me pasion duke shfaqur një talent te madh për 30 vjet rresht në Teatrin “Migjeni”, si udhëheqës artistik deri në daljen në pension.

Kaftalli, për të parën herë në vitin 1962 realizoi festivalin e parë të muzikës së lehtë në Shkodër, ku me kontributin dhe punën e tij profesionale,

si dhe të kompozitorit Prenk Jakova me një orkestër të përbërë prej 15 instrumentistësh pati një sukses shumë të madh.

Po në këtë vit u realizua dhe festivali i parë i muzikës së lehtë në Tiranë. Drejtues i orkestrës së Estradës për rreth 30 vite në Shkodër, si dhe drejtues i formacionit të Kafes së Madhe ( formacion i muzikës argëtuese).

Ka marrë pjesë si violinist në formacione të ndryshme artistike në turne jashtë Shqipërisë si: Kinë, Kore, Vietnam, Mongoli, Bashkimin Sovjetik (1955), Romani (1971), Turqi (1981), me orkestër private në Francë e Gjermani (1994), etj.

Kaftalli si kompozitor ka marrë pjesë në shumë festivale të këngës në Radio-Televizion, në festivalet e këngës popullore dhe të këngës për fëmijë.

Ai ka kompozuar mbi 750 këngë, transkiptoi dhe harmonizoi mbi 400 këngë popullore shkodrane. Gjithashtu Mark Kaftalli është autor i shtatë operetave.

Është nderuar me çmime dhe urdhërat:

“Naim Frashëri” i klasit të dytë në vitin 1969

“Naim Frashëri” i klasit të parë në vitin 1983

Titullin “Mirënjohje e Qytetit, akorduar nga Bashkia e qytetit të Shkodrës.

Me 16 tetor 2014 u shua artisti Mark Kaftalli, krijues dhe kompozitor, Paganini shkodran i violinës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...