“SI ËSHTË TË RRISËSH NJË FËMIJË ME SINDROMËN DOWN”/ GRUAJA E “DR.FLORIT” DHA MESAZHIN MË TË BUKUR

Muaji tetor është muaji i sensibilizimit kundrejt çështjeve që prekin personat me sindromën Down. Nisur nga ky fakt, Blerina Kondi, bashkëshortja e të ndjerit Dr.Flori, ka shpërndarë një mesazh në Instagram duke e vendosur rrëfimin në gojën e vogëlushit Daniel, vetëm 15 muajsh.

“Unë quhem Daniel Kondi dhe jam vetëm 15 muajsh. Babi im mori vesh gjithçka tre ditë përpara se unë të nisja rrugëtimin tim në barkun e mamit, madje edhe emrin tim Daniel që më pëlqeu kaq shumë. Rrugëtimi im ishte shumë i bukur, siç është i të gjithë bebeve! Mami im më shihte shpesh kur unë isha tek barku i saj përmes ekos…

Kisha vetëm katër muaj që isha krijuar kur mjeku i tha mamit dhe babit se kocka e hundës time nuk dallohej mirë dhe mund të kisha një kromozom më shumë se fëmijët e tjerë…! I dëgjoja tek diskutonin me njëri-tjetrin madje shpesh herë edhe qanin…por ata ishin mami e babi im ndaj vendosën që unë të vazhdoja të isha bebja e tyre dhe pavarësisht çdo gjëje do më donin shumë.

Ditën që erdha në jetë nuk do ta harroj kurrë që babi më mori në krahë dhe më tha: “Daniel, babi të do shumë shumë, ti je shumë i çmuar për mua!” A nuk kam të drejtë të mburrem me babin tim? A nuk kam të drejtë të them se ai është heroi im? Ai sot nuk jeton më, por ja ku jam unë jetoj për të! Kromozomi im nuk e zvogëloi dashurinë e tij për mua, përkundrazi e shtoi edhe më shumë.

Kështu unë erdha në jetë dhe njoha motrën time Kaltrinën dhe tani mund të luaj me lodrat e mia, të përplas duart sa herë që më thonë “Bravooo Daniel!”, të kërcej kur dëgjoj këngët e mia të preferuara dhe më kryesorja të dëgjoj fjalët e bukura të mamit tim, e cila më thotë shpesh se jam një bekim i madh, dhurata më e bukur që Zoti i dhuroi.”

Pavarësisht se ka ende shumë punë për të bërë, me kalimin e viteve gjithnjë e më tepër njerëzit po sensibilizohen mbi çështje të tilla. Për shembull, gati 3 vite më parë, një modele 18-vjeçare në atë kohë, me sindromën Down, emocionoi gjithë botën kur sfiloi në pasarelat e modës duke bërë realitet ëndrrën e saj gjatë prezantimit të sfilatës FTL Moda S/S në New York.

Ekspozita e fotografes Soela Zani “Edhe unë jam vepër arti” pati jehonë edhe jashtë Shqipërisë në dhjetor të 2015-s, ku “Vanity Fair” shkroi se “Çdo qenie njerëzore është pjesë e artit dhe Soela ka rikrijuar përmes fëmijëve të sindromës Down disa nga kryeveprat e artit në botë.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...