Historia e basketbollit shkodran, titujt kampionë dhe emrat e shquar në vite

Basketbolli në Shkodër filloi të luhej pasi ky sport kishte hyrë më parë në Shqipëri. Ka qenë pikërisht Instituti Teknik i Tiranës, vendi ku për herë të parë filloi të luhej kjo lojë. Ishte viti 1920, kur ndodhi kjo.

Në këtë institut kishte nxënës nga i gjithë vendi dhe këta të fundit kur shkonin në qytetet e tyre, e përhapnin këtë lojë edhe tek shokët e tyre.

Kështu ndodhi edhe në Shkodër. i pari që njihet si njeriu që solli sportin e basketbollit në vendin tonë është një emër i nderuar i sportit tone.

Ai është Qazim Dervishi. Kjo figurë e madhe sportive, emrin e të cilit mban aktualisht edhe Pallati i Sportit të Shkodrës, arriti ta përhap këtë lojë, e cila fitoi popullaritet shumë shpejt.

Sipas historianëve, thuhet se ndeshja e parë zyrtare e basketbollit në Shkodër është zhvilluar më 16 maj të vitit 1926.

Pas vitit 1944 të vendit, do të nisnin edhe kampionatet kombëtare dhe Vllaznia do të merrte pjesë rregullisht në to.

Ajo ka arritur të fitojë nëntë tituj kampionë në sezonet 1966-67, 1989-90, 1992-93, 1996-97, 1997-98, 1999-2000, 2013-14, 2014-15 dhe 2015-16. Ka fituar trembëdhjetë

Kupa të Shqipërisë dhe përkatësisht në sezonet 1957, 1958, 1966, 1967, 1968, 1981, 1985, 1994, 1996, 1998, 2013, 2014 dhe 2015.

Emrat më të spikatur sipas dekadave janë këto: Sadush Kumbaro, Qazim Luli, Adem Fishta, Gani Duli,

Esat Haxhi, Vehbi Ademi, Muhamet Sokoli, Luan Shatku, Sander Laca, Skënder Osmani, Ali Quku, Burhan Ademi të cilët në vitet ’60 do të pasoheshin nga emra të rinj sportistësh të spikatur si Agim Lahi, Bujar Golemi, Renato Radoja, Filip Guraziu, Vladimir Gjurba,

Zyhdi Çoba, Valter Kalaja, Ndrek Gjinaj, Petrit Osmani, Nikolin Pali, Asllan Gjyrezi, Roland Koka, Vladimir Gjurba.

Ata do të pasoheshin nga Refik Vorfa, Angjelin Shiroka, Avenir Kalaja, Agim Haliti, Xhelal Kalaja e më vonë nga Mikel Gjoni, Sokol Kalaj,

Marin Shestani, Korab Llazani, Hydajet Kotrri, Agustin Miculi, Ardian Zaganjori, Altin Shatku, Bledar Gjeçaj, Beniamin Idrizi, Artomen Çapaliku, Altin Halili e për të vazhduar brezin e fundit, Ervin Berdicën, Herion

Faslijën, Gjon Ndojën, Nikolin Arrën, Damian Bekteshin etj.

Basketboll Femra

Kanë luajtur për herë të parë basketboll në vitin 1934 në shkollën e Perashit. Ato do të marrin për herë të parë pjesë në kampionat në vitin 1949 dhe menjëherë zënë vendin e dytë. Emrat e parë dhe shumë të njohur të këtij sporti janë ato të Marije Rranzit, Pina

Vuka (Haxhi), Nini Karafili, Gjystina Paloka, Gita Vuka, Vitore Paloka, Gjylfere Pipa, Xhemalije Jakupi, Nina Pici, Kiara Pici, etj, që drejtoheshin nga trajnerët Muhamet Sokoli, Mithat Abdurrahmani, Sander Laca e Esat Haxhi.

Ky brez ka fituar Kupën e Republikës në vitin 1962. Në vitet ’70 do

dilte në skenë një brez tjetër sportistesh të talentuara si Artenca Tufi, Bardhylka Beshiri, Leman Fani, Valdete Lipe, Xhane Gega, Belkize Këçiçi etj, të drejtuara nga Skënder Osmani.

Në vitin 1979, Vllaznia fiton medaljet e arta në Spartakiadën e Katërt Kombëtare tashmë me trajner Valter Kalajën. Në vitin 1988, ajo do të fitonte Kupën e Republikës me trajner Viktor Kçirën dhe pjesë e ekipit kanë qenë sportistet e talentuara Xhuli Shestani, Marjeta Shutermeja,

Fiorentina Mitku, Afërdita Rakaj, Myfarete Basha, Lumnije Syka, Shefkije Lataj etj.Pas viteve ’90,

basketbolli i femrave u shkri por u rikrijua serish pas disa vitesh por pa patur ndonje shkelqim te veçante.
Gjergj KOLA

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...