Mbajti policinë në alarm për 5 orë, ja çfarë ndodhi me BMW-në

Është mbajtur për 5 orë e rrethuar makina e një vlonjati që kishte denoncuar se “më kanë vënë eksploziv”. Bëhet fjalë për BMW-në e zezë në lagjen

“Kushtrimi” pranë Drejtorisë së Policisë së Vlorës që u rrethua me shirita sigurie që në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm.

Forcat Xheniere nuk gjetën eksploziv në makinën e dyshuar, në pronësi të shtetasit Gazmir Merkaj.Ka qenë vetë Merkaj që pasi ishte ndaluar për armëmbajtje pa leje në Policinë e Fierit, denoncoi se brenda ‘BMË’ mund t’i kishin vendosur eksploziv.
Por në fund të operacionit të xhenierëve rezultoi se mjeti ishte i pastër.

Ndërkohë Merkaj, një ish-i dënuar për grabitje, ndodhet akoma në Policinë e Fierit, ku dhe po merret në pyetje rreth ngjarjes.

Në dëshminë e parë, ai ka thënë se kishte vërejtur

lëvizje të dyshimta në shtëpi dhe pranë makinës së tij ndaj dhe ishte i armatosur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME