ISHP paralajmëron qytetarët «Kujdes nga pishinat, mund të përhapin infeksione dhe sëmundje të ndryshme»

Instituti i Shëndetit Publik në një postim të radhës në facebook ka paralajmëruar dhe tërhequr vëmendjen e të gjithë pushuesve vendas e jo vetëm, mbi efektet negative të ujit të pishinave në organizëm. Ndër të tjera ISHP-ja thekson se “uji i pishinave mund të bëhet shkaktar i sëmundjeve të lëkurës, diarresë etj”…

 

Çfarë duhet të dimë për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve nëpërmjet ujit (të ndotur) gjatë notimit?

 

Sëmundjet përhapen përmes kontaktit (gëlltitjes, frymëmarrjes ose vetëm prekjes) me ujë të ndotur. Sëmundja më e zakonshme është diarreja e cila mund të shkaktohet nga shumë baktere të ndryshme, që mund të përhapen në ujë .

 

Në pishina mikrobet që shkaktojnë sëmundje janë eliminuar nga klori, por megjithatë klori nuk funksionon menjëherë pasi do kohë që të veprojë. Duhet kohë që të eliminohen mikrobet, ndërkohë që ka disa prej tyre, që janë rezistente ndaj klorit dhe mund të jetojnë në pishina për disa ditë. Kjo është arsyeja pse edhe pishinat më të mira përsa i përket higjenës, mund të përhapin sëmundje.

Ju mund të parandaloni përhapjen e mikrobeve në pishina në radhë të parë me sjelljen tuaj të shëndetshme. Ja çfarë mund të bëni për të parandaluar sëmundjet:

 

-Mos notoni kur jeni me diarre.
-Mos gëlltisni ujin e pishinës.
-Bëni një dush para se të notoni, si dhe lani duart pas përdorimit të tualetit ose ndërrimit të pelenave
-Bakteret që mbani në trupin tuaj përfundojnë në ujë.
-Ndërroni pelenat shpesh.

-Ndërrojini pelenat në tualet dhe jo në pishinë. Mikrobet mund të përhapen në sipërfaqet dhe objektet në dhe rreth pishinës duke përhapur infeksione.
-Lani fëmijën tuaj me kujdes (sidomos fundin e pasmë) me sapun dhe ujë para notimit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...