KFF VLLAZNIA, PËRGATITJE INTENSIVE PËR NË CHAMPIONS

Skuadra e Vllaznisë në futboll për femra po zhvillon dy seanca stërvitore në ditë sa i përket edhe përgatitjeve për në Champions League.

Natyrisht që synimi i tyre është që të arrijnë një paraqitje sa më të mirë në këtë kompeticion ku trajneri Nikolin Leka tregon se përgatitjet poi zhvillojnë në mënyrë intensive.

I pyetur nga Star Plus se si e parashikonte pak a shumë ecurinë e tyre në Champions League Leka shprehet se përballë do të kenë skuadra që janë mjaft të mira dhe që synojnë kalimin e grupeve.

Por duke marrë parasyshë që ndeshjet nuk do të jenë të lehta për të gjitha ekipet pjesëmarrëse natyrisht që rivalet duhen studiuar por në lidhje me këtë pjesë Leka tregon se kanë hasur vështirsi në gjetjen e materialeve për të studiuar kundështaret.

Vllaznia është njohur me tre kundërshtaret që do të përballet në Champions League por shkodranet njohin vetëm kampionet boshnjake të cilat i kanë mundur 1-0 sezonin e kaluar ndërsa nuk kanë ndonjë informacion për dy kundërshtaret e tjera.

Kjo ndoshta bën që objektivi të mos përcaktohet që tani gjithsesi Vllaznia është e qartë se do të tentojë kalimin e turit të parë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...