“Vetëm dy njerëz duhet të gënjeni në jetë: Policin dhe… të dashurën!”/ Jack Nicholson, 12 thëniet e jetës

Nëse përmendim Jack Nicholson në mendje mund të vijnë tituj filmash ikonikë si “Wolf”, “One flew over cuckoo’s nest”, “The Passenger”, “A few good men” etj.

Fituesi i trefishtë i çmimeve Oskar, Jack Nicholson, njihet për karakterin e tij unik, për romancat e tij të shumta me gra dhe për talentin e tij të pamohueshëm.

Ai më 22 prill e festoi ditëlindjen e 82-të dhe prapë mbetet një nga yjet e kinemasë më të suksesshëm dhe një nga “qejflinjtë” më me nam në Hollivud.

Jeta e Jack Nicholson ka qenë e shenjuar edhe nga festat e çmendura që bënte dhe marrëdhëniet me femrat.

Ai është martuar një herë për vetëm 6 vjet dhe ka pasur dy lidhje zyrtare, teksa pretendon se ka çuar në shtrat më shumë se 2 mijë femra.

Lidhjet e tij kryesore përfshijnë 17 vite me Anjelica Houston, këngëtaren Michelle Philips, modelen Janice Dickinson dhe aktoren Lara Flynn Boyle.

Nje vit më parë, në një intervistë, Jack Nicholson deklaronte se ndjehej totalisht i vetmuar dhe i trishtë, dhe pendohej për disa vendime në jetën e tij.

Por vendimi i tij i fundit për të lënë kinemanë, që ka mërzitur shumë fansa, ka ardhur si një rrufe në qiell të hapur.

Nicholson nuk është shfaqur në asnjë film prej 2010-ës, duke i dhënë tashmë zyrtarisht fund një karrierë 6 dekada të gjatë.

Në vijim, do të mund të njiheni me disa prej thënieve të tij më të bukura dhe pas tyre, keni 10 fakte për këtë aktor madhështor, që mbase nuk i dinit…

THENIE

1. Aktrimi është puna e preferuar e dytë e të gjithëve.

2. Mësova të mendoj, se një prej shenjave të mëdha të sigurisë, është… aftësia për t’ia mbathur!

3 Kurrë mos jep këshillën tënde më të mirë, sepse nuk do ta ndjekin atë.

4. Nëna ime nuk e pa asnjëherë si ironi dhe aktrim, që më thirrnin në film “bir bushtre”.

5. Në minutat që nuk mësoni, jeni duke vdekur.

6. Ka vetëm dy njerëz në jetën tuaj, që ju duhet t’i gënjeni: Policin dhe… të dashurën tuaj.

7. Ne po rendim aq shumë sa po mundim aq shpejt, sa po mundim. Ne jemi në një garë kundër kohës, derisa jemi të drejtuar nga paraja.

8. Çfarë është e bukur është ajo që ka rëndësi, or mik. Kjo është e gjitha që ka rëndësi.

9. Vendos një pikë të zezë në një letër të bardhë dhe pyeti njerëzit:

– Cfarë shihni?

Ata do përgjigjen, një pikë të zezë!

Po ku shkoi vallë gjithë ajo bardhësi?

E pra, kështu eshte jeta… Disa shohin vetëm atë që duan!

10. Kur unë jam në një film ku mendoj se roli i gruas është më interesant, unë zakonisht fillojnë të mendoj për Spencer Tracy dhe Fred Astaire. Ata duket të jenë aktorët më të qartë, kur punojnë me gratë ?

11. Kur isha në shkollë të mesme, kam fituar çmimin Puçërr dhe të gjitha çmimet e tjera të shëmtisë. E shkuara, nuk jua përcakton të ardhmen!

12. Do doja të kisha mësuar një gjuhë të huaj dhe të mësoja si të gatuaja. Gjithashtu do doja të kisha qenë më pak nevrik sepse nga temperamenti im më është dashur të kërkoja falje shumë herë.

10 gjëra që mund të mos i keni ditur për aktorin e madh hollivudian

– Jack kishte qenë renegat që nga kohërat e hershme, duke qenë kundër autoriteteve që prej viteve të tij shkollore.

– Puna e parë e tij në Hollyëood ishte si asistent zyreje për animatorët William Hanna dhe Joseph Barbera, krijuesit e filmave vizatimorë Scooby Doo dhe The Flintstones.

– Nicholson e fitoi rolin e tij në Easy Rider, e që ia ndryshoi karrierën, pasi që Rip Torn që kishte për të luajtur në atë film, i kishte prishur raportet me aktorin tjetër në atë film, Dennis Hopper.

– Nicholson bashke me Meryl Streep janë të vetmit aktorë që janë nominuar për Oscar për çdo dekadë që nga të 60-tat e deri në të 2000-tat.

– Jack i kishte refuzuar rolet në filmat legjendarë si Apocalypse Now, Rain Man dhe Taxi Driver.

Nicholson para se të bëhej i famshëm e kishte shkruar skenarin e një filmi të quajtur Head.

– Nicholson është aq mik i mirë me aktorin Harry Dean Stanton, saqë ka gjetur një mënyrë se si t’i skalitë inicialet e tij në secilin film që e ka bërë.

– Ai kishte qenë komshi me Marlon Brandon dhe Warren Beaty në Mullholland Drivce.

– Nicholson e ka përjashtuar mundësinë e shfaqjes së tij në ndonjë film “blockbuster” e të pashpirt.

– Ndonëse Michael Keaton kishte luajtur rolin kryesor të Batman, ishte Jack Nicholson në rolin e The Joker që ishte paguar më së shumti në atë film.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...