Lumi i Shalës, destinacioni i kësaj vere!

Nisemi plot energji për një aventure të re.
Nga Shkodra për në Koman, hasim në një rrugë të amortizuar që shumë shpesh i step turistët të nisen drejt liqenit të Komanit.
Por, ky fakt nuk na e venit dëshirën që kemi për të udhëtuar.

Me të mbërritur atje pas 2 ore udhëtim, në kalatën e Komanit së bashku me turistë të shumtë nga Shqipëria, e më gjerë në vendet e Europës, hipim në varkë drejt një aventure për në lumin e Shalës.

Varka gjarpëron në shtigjet që majat krijojnë ne liqenin e mrekullueshëm të Komanit me brigje te paprekura. Pamjet piktoreske shoqërojnë udhëtimin tonë mes miqsh dhe turistë nga e gjithë bota.

Shoqëruesi yne Niko Gjeta nga Blini Park në Lumin e Shalës na tregon çdo gjë çfarë të kuriozon në lidhje me vetë zonën.

Me të mbërritur ne Lumin e Shalës, mbetesh pa fjale. Një natyre me ngjyrat e saja me kulmore. Uji pastër mbart një ngjyrë blu pasqyruese, aty ku mund te shikosh troftën e egër duke lundruar.

Qetësia e natyrës, shumë larg nga zhurma e qytetit dhe më kryesore pa asnjë lidhje me boten e zhurmshme pas atyre maleve qe kane mbërritur qiellin.

Mund te bësh plazh, të shijosh një drekë te mire, e se fundmi të relaksohesh për të kundruar atë natyrë të bekuar e cila duket sikur del nga një telajo e pikturuar ne detaje.

Lumi i Shalës duhet të jetë në listën e vendeve qe çdokush duhet të shohë këtë verë.

E kështu në emisionin Living në ekranin e Star Plus TV, vjen të dielën në orën 19:05 një reportazh nga Anxhela Ujka mbi Lumin e Shalës. Kuruar në detaje nga Juli Vuka Videographer,

dhe me pamje filmike me dron dhe GoPro nga Terenc Pepa.

Gjithçka çfarë duhet të dini përpara se të vizitoni këtë perlë të natyrës, qe e kemi shumë pranë nesh.

Shqipëria është e bukur, vizitoje!

Nga: Anxhela Ujka

 

A post shared by Terenc Pepa (@terencpepa) on

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...