Ushqimet më të shendetshme për mëngjes

1- Vezët na japin proteina, të cilat janë shumë të nevojshme për kë mban dietë. Krahasuar me karbohidratet dhe yndyrën, proteinat ju mbajnë të ngopur më gjatë. Plus që në një studim ata që hanin vezë në mëngjes ndjeheshin të ngopur më gjatë dhe humbën dy herë më shumë peshë sesa ata që merrnin të njëjtën sasi kalorish nga një bagel (lloj panineje e mbushur) për mëngjes.

2- Kosi:

Një studim i publikuar në “Neë England Journal of Medicine” i nxjerrë nga universiteti i Harvardit bënte të ditur cilat ushqime kanë të bëjnë me ndryshimet në peshë, duke renditur

5 top ushqimet që nxisin rrëzimin e kilogramëve të tepërt. Kosi është një nga ato! Një tjetër arsye për të ngrënë kos: proteinat që ai përmban mund t’ju japin një ndihmë shtesë nëse kërkon të dobësohesh. Kufizo kaloritë dhe sheqernat e panevojshme duke zgjedhur kos të thjeshtë me pak yndyrë.

Nëse ke nevojë për një mëngjes më të ëmbël shto ca fruta të freskëta, për shembull mjedra dhe ke bërë dy zgjedhje të zgjuara menjëherë.

3- Qull tërshëre:
Tërshëra ju ndihmon të humbisni peshë në dy mënyra. E para, ajo përmban fibra dhe ju bën të ndiheni të ngopur më gjatë. E dyta, në një studim në “Journal of Nutrition” thuhet që konsumimi i një mëngjesi me karbohidrate me “çlirim të ngadaltë” siç janë tërshëra dhe krundet, 3 orë para ushtrimeve fizike mund të ndihmojnë në djegien e yndyrnave. Si?

Duke ngrënë nga këto karbohidrate sheqeri në gjak nuk rritet aq sa po të përdorim karbohidrate të përpunuara (si për shembull bukë të bardhë). Si pasojë, nivelet e insulinës nuk ngrihen shumë. Duke qenë që insulina luan një rol në sinjalizimin e trupit për të depozituar yndyrnat, një nivel i ulët i sheqerit në gjak bën që t’i djegësh më lehtë ato.

4- Boronica:

Të freskëta ose të ngrira, këto fruta të vogla përmbajnë një sasi shumë të madhe antioksiduesish. Studimet e shumta sugjerojnë se boronica përmirëson memorien, aftësitë motorike të presionit të gjakut si dhe metabolizmin. Ato janë gjithashtu të pakta në kalori – përmbajnë vetëm 80 kalori në një filxhan çaji – kështu që mund të konsumohen pa u shqetësuar për linjat trupore.

5- Pjepri:

Sipas shumë dietologëve, çdo frutë është shumë i mirë për mëngjes dhe pjepri nuk bën përjashtim. Vetëm një e katërta përmban vetëm 50 kalori si dhe 100% të sasisë së vitaminës C dhe A që do t’ju duhen për gjithë ditën. Ashtu si dhe bostani, ai ka një përqendrim shumë të madh në ujë dhe kjo do t’ju mbajë të hidratuar dhe të ngopur deri në drekë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...