Kapiteni i shkodranëve: Mëziu na kërcënoi “du ju fus plumbin”

Ndeshja Korabi-Vllaznia e zhvilluar sot në Peshkopi u mbyll me momente tensioni. Kapiteni i shkodranëve, Enes Isufi akuzon drejtorin e klubit dibran Fehmi Mëziu, se e kërcënoi, pasi kishte hyrë në fushë i nervozuar nga kartoni i dhënë kundër një futbollisti të Korabit.

“Në ato momente shkaktoi acarim te drejtori Fehmi Mëziu. Unë dola përpara. Ai vazhdoi me fjalët; Do ju vras, do ju fus plumbin. Ne u ndjemë të pasigurtë, pasi nuk ishim në shtëpinë tonë”, u shpreh Isufi.

Klubi shkodran reagoi duke kërkuar që të merren masa, pasi në rast të kundërt mund të mendojë edhe tërheqjen nga kampionati i Kategorisë së Parë.

Këto akuza janë hedhur poshtë nga klubi dibran, duke i quajtur shpifje. I pyetur rreth kësaj çështje, reagoi edhe trajneri ekipit të parë të Vllaznisë, Ernest Gjoka, i cili pak javë me parë u sulmua kur po largohej nga fusha e stërvitjes.

“Unë them që duhet një dorë e fortë, nëse këto janë të vërteta dhe të merret masë sa më shpejt.

Nëse nuk merret masë do të vazhdojmë të jemi në një vorbull shumë të shëmtuar dhe nuk është e mirë për askënd në futboll”, thotë Ernest Gjoka.

Ngjarjet antisportive nuk kanë munguar edhe këtë sezon në futbollin shqiptar veçanërisht në kategoritë e ulëta ku dhuna është më e pranishme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...