HYRJELAJMEHISTORIPersonalitete të larta shqiptare në Liban në krye me Vasko Pashë Shkodranin...

Personalitete të larta shqiptare në Liban në krye me Vasko Pashë Shkodranin (FOTO)

Pashko Vasa njohur gjithashtu si Vaso Pasha e Vaso Pashë Shkodrani, qe nëpunës i konsullatës britanike në Shkodër, oficer kalorësie në Bolonjë, revolucionar i Risorgimento-s, nëpunës i Perandorisë Osmane dhe veprimtar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, shkruan KultPlus.

Së bashku me figura të tjera kombëtare në Stamboll, si Hoxhë Hasan Tahsini, Jani Vreto dhe Sami Frashëri, ai luajti rol në krijimin e një alfabeti të shqipes dhe, lidhur me këtë, botoi një broshurë 16 faqesh me titull «L’alphabet latin appliqué à la langue albanaise». Ishte anëtar i Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip.

Pasi kreu mësimet e para në vendlindje, shërbeu si sekretar i konsullatës britanike nga 1842 deri më 1847, ku pati mundësinë të përmirësojë dijet e tij në gjuhët e huaja: Italishte, Frëngjishte, Turqishte dhe Greqishte.

Gjithashtu kishte njohuri në Anglishte e Serbishte dhe më vonë mësoi edhe Arabishten.

KultPlus ju sjellë një fotografi ku shihet Pashko Vasaj, kjo figurë e shquar shqiptare, e rrethuar me personalitete të tjera të larta shqiptare. Fotografia është shkrepur në Liban./ KultPlus.com

 

 

TE TJERA

spot_img