FESTAT KANË IKUR, DEKORI FESTIV JO

Qyteti i Shkodrës, si çdo fundviti ofron pamje tërheqëse dhe një spektakël dritash dhe dekoresh festive, të cilat i shkojnë përshtat festave të fundvitit.

Megjithatë, edhe pse tashmë është bërë e udhës që këto zbukurime të vihen vonë nëse i krahasojmë me qytete të tjera të mëdha të Shqipërisë, po ashtu edhe për t’u hequr hiqen me vonesë.

Vetëm para pak ditësh ështëhequr dekori kryesor në sheshin “Luigj Guraguqi”, pema, e cila këtë vit ishte më ndryshe nga vitet e kaluara. Ndërsa përsa u përket detajeve të tjera të dritave janë akoma aty, të shëpërndara në rrugët kryesore të qytetit.

Duke filluar nga pedonalja “Kol Idromeno”, rruga “28 Nëntori”, sheshi përpara Bashkisë Shkodër dhe bulevardi “Zogu i Parë” në lagjen “Parrucë” janë akoma të dekoruara. Edhe pse data është 15 janar, më shumë se dy janvë nga mbyllja e festave, Shkodra vazhdon të jetë e dekoruar, edhe pse prej ditësh dritat festive nuk ndizen.

Tradicionalisht dritat e festave në metropolet kryesore nëpër botë ndizen që në datën 6 dhjetor, e kthyer tashmë në traditë, përderisa 6 janari është dita e fundit që ato ekspozohen në qendrat e qyteteve. Qyteti i Shkodrës, ndryshe nga të gjithë, vazhdon të mbaj detajet festive, edhe pse roli i tyre tashmë ka humbur funksionin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...