“Ne Shqipërinë tonë, ku nuk vlen jeta e njeriut” – Opinion

555

Nga Gjon Gjeka

- PUBLICITET -

Unë nuk arrij ta kuptoj se pse ka vlerë gjëja në Shqipëri ?! Pse ka vlerë prona, biznesi, shtëpia, toka apo gjëra të tilla kur ska pikë vlere JETA E NJERIUT !

Në Shqipëri shteti dhe organet e tjera bëjnë “Show” dhe nuk mbrojnë jetën e shtatasve të vet, ndoshta sepse jeta ska vlerë.

Nëse për një moment ndjenja qytetare të kaplon dhe reagon, për shtetin je rebel dhe i pabindur.

Rastësisht nëse ndodhesh në një ngjarje dhe ti merr “guximin” që të bëhesh qytetar dhe lajmëron policinë, njeriu i parë i akuzuar për atë ngjarje je TI ndonëse ske asnjë lidhje. Në Shqipëri pasi vritet ndonjë kriminel Policia thotë ishte me preçedencë kriminale, ndonëse shëtiste i lirë!

Më shumë ka vëmendje një kriminel që mund të ketë bërë dhjetra krime sesa një qytetar i pafajshëm. Vendi ku një shitës ambulant me produkte fshati të stinës trajtohet si kriminel, ndërsa prodhuesit dhe shitësit e drogërave si Boss dhe zotëri!

Ku policia me të fortin është ortak, ndërsa me të pambrojutrin tregon “forcën e ligjit”!
Prandaj kush ka mundësi të largohet një orë e më parë nga ky vend dhe ato që tashmë janë larguar mos ta kthejnë kokën më kurrë mbrapa.

Këtë atdhe që të parët tanë e mbrojtën nga armiqtë shekullorë të Shqipërisë ne smund ta mbrojmë “pastrojmë” nga shqiptarët kriminel me apo pa pushtet, me apo pa uniformë.
Unë ngrej duart lart dorëzohem pa kushte !
Fotografia e Gjon Gjeka

- PUBLICITET -