Dy javë i zhdukur pa asnjë gjurmë/ Kthehet me këmbët e veta në shtëpi nënoficeri i Gardës së Republikës! Flet daja: S’mban mend gjë, është në spital

Kthehet në shtëpi pas dy javës nënoficeri i Gardës së Republikës Ervin Dërguti. 27-vjeçari u denoncua si i humbur në emisionin ’Pa gjurmë’ disa kohë më parë, por është kthyer vetë në shtëpi.

Më shumë detaje për gjendjen e tij ka dhënë daja i të riut, Haxhi Vela, i cili është shprehur se Dërguti ndodhet në spital pasi nuk ka shëndet të mirë mendor. Vela gjithashtu ka rrëfyer se nipi nuk ka thënë asgjë, por thjesht ka trokitur në derë.

“Ka shkuar me këmbët e veta në shtëpi, në orën 1 pas mesnate ditën e mërkurë. Ka trokitur vetë në derë. Nënës së tij Gjyles, nuk ka mundur t’i komunikojë asgjë, pasi nuk mbante mend ku kishte qenë. Ishte i rraskapitur dhe shumë i lodhur. Ditën e sotme e kemi dërguar në spital. Tani ndodhet nën trajtimin e mjekëve në spital,”– tha daja. 

I riu nga Burreli humbi gjurmët disa javë më parë, ndërsa u nis për në punë mëngjesin e 27 prillit. Një ditë më parë, daja i tij Haxhi Vela sqaroi se zhdukjen e tij e mësuan dy orë më pas, kur komanda e repartit të Gradës merr në telefon familjen duke njoftuar se 27-vjeçari nuk ishte paraqitur në punë. Ndërsa e ëma tregonte se i biri kishte folur më dikë para se të dilte nga shtëpia.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...