A ishte Nexhmije Hoxha-Xhunglini, gruaja e diktatorit Enver Hoxha, pjesë e Partisë Fashiste para se të bëhej gruaja e udhëheqësit komunist? Ish-drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme Kastriot Dervishi, ka publikuar një dokument, për të cilin thotë:
“Regjistrimi i Nexhmije Xhuglinit në Partinë Fashiste. Meqë tani jemi në prag të 29 Nëntorit ‘të lavdishëm’, për të gjithë antifashistët e vërtetë apo falsë,
po postoj për njohje e ndërgjegjësim dokumentin e regjistrimit në Partinë Fashiste të zonjushës Nexhmije Xhuglini. Ky dokument është i datës 10.11.1941.
Dokumentin e kam publikuar në librin tim ‘Historia e lëvizjes komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së’. Dokumenti në fjalë si dhe disa të tjera rreth saj, ruheshin nga Enver Hoxha”.