Mbrëmja e djeshme në “Soiree”, ka qenë dedikuar për kastin e aktorëve të filmit, “I Love Tropoja”. Ndër të ftuar ishin Ermal Mamaqi, Arjola Demiri, Enca Haxhia, Bruno Shllaku, Marjana Kondi, Irgen Çela etj. Një ndër veçoritë e filmit të dytë të Ermal Mamaqit është dhe pjesmarrja e kryeministrit, Edi Rama.
Ermal Mamaqi ka rrëfyer për herë të parë prapaskenat, duke folur për refuzimin e Sali berishës për të qenë pjesë e filmit, dhe mërzitjen e Edi Ramës që doktori nuk do të ishte pjesë.
“Kisha menduarqë t’i kisha të dy. Rama ishte dakord, madje u mërzit shumë që nuk erdhi. Më duket se ai e ka qejf Berishën, por më ka uruar, edhe më kafalenderuar për shërbimin që po i bëhetTropojës”,- ka treguar ErmalMamaqi.
Më tej, për të hequr kuriozitetin, Ermal Mamaqi ka rrëfyer dhe rolin që kishte përgatitur për ish-kryeministrin, Sali Berisha, nëse do të pranonte të ishte pjesë e filmit.
“Ai ka qenë i pari që ka marrë ftesën. Berisha do të ishte xhaja i gruas time ngaTropoja. E vetmja gjë që do bënte ishte që do hynte në dasmë dhe do thoshte “This is a miracle of freedom” dhe nuk e tha. Nuk më pranoi, më erdhi keq. Do ishte një kujtim shumë i bukur i doktorit,”– ka shtuar më tej Mamaqi.
Mbrëmjen e djeshme u mbajt premiera e filmit “I Love Tropoja”. Të pranishëm në sallën e Pallatit të Koncerteve ishin njerëz të ndryshëm nga bota e shoëbizit dhe më gjerë.