WOW Ishin arratisur nga burgjet në Francë, Njësia Speciale “FAST” arreston 2 të kërkuarit që fshiheshin në Shqipëri

Policia e Shtetit në bashkëpunim nga Interpol Tirana ka finalizuar operacionin e koduar ‘Start’. Mësohet se janë kapur në Durrës e Tiranë një 33-vjeçar dhe një 26-vjeçare, të dy shtetas francezë, të kërkuar nga drejtësia franceze.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për shtetasen franceze me iniciale C. F., 26 vjeçe dhe shtetasi francez A. Gh., 33 vjeç, të cilët ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Autoritetet gjyqësore franceze të Gjykatës së Lartë Lorent, Francë kanë lëshuar urdhër-arrestin për këta shtetas, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Falsifikimi i çeqeve” dhe “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”, parashikuar nga nenet e Kodit Penal francez.

NJJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet operacioni i koduar “Start”. Operacioni nga Njësia Speciale “FAST”, për kapjen e personave në kërkim. Operacioni në koordinim nga Interpol Tirana. Kapen në Durrës e Tiranë një 33-vjeçar dhe një 26-vjeçare, të dy shtetas francezë, të kërkuar nga drejtësia franceze. Kapja dhe arrestimi i tyre, me qëllim ekstradimin drejt Francës.

Në vijim të shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe homologëve për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si dhe pas koordinimit të veprimeve me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë e Durrës për lokalizimin e vendndodhjes së personave që kërkoheshin, Njësia Speciale “FAST”, për kapjen e personave në kërkim, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Start”.

Si rezultat i operacionit u bë e mundur që në Tiranë, të kapej dhe të arrestohej shtetasja franceze C. F., 26 vjeçe, si dhe në Durrës të kapej e arrestohej shtetasi francez A. Gh., 33 vjeç, të cilët ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi:

Autoritetet gjyqësore franceze të Gjykatës së Lartë Lorent, Francë kanë lëshuar urdhër-arrestin për këta shtetas, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Falsifikimi i çeqeve” dhe “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”, parashikuar nga nenet e Kodit Penal francez. Arrestimi i tyre u bë me qëllim ekstradimin drejt Francës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...