Nëna mund t’i zëvendësojë të gjithë, por askush nuk e zëvendëson nënën.
Një ndër dhimbjet më të mëdha në jetë, është të humbasësh atë që të solli në jetë. Këtë dhimbje po e përjeton këngëtarja e njohur, Kaltrina Selimi. Fatkeqësisht nëna e saj është ndarë nga jeta dhe lajmin e trishtë e ka dhënë vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram.
“Miq të dashur! Me dhimbje të thellë ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë ndërroi jetë. Varrimi bëhet sot me 05.11.2019 në ora 14 në varrezat në Prishtinë“,-shkruan Kaltrina bashkangjitur një fotojë të zeze.
Nuk dihen shkaqet e ndarjes nga jeta të nënës së këngëtares, pasi Kaltrina nuk ka shkruar më tepër. Shumë kolegë, por edhe ndjekës të këngëtares i kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje të madhe.