Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotshëm në aksin Pukë-Qafë Qele. Paraprakisht mësohet se një motor është përplasur me një makinë.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur një burrë dhe një grua, të cilët dyshohet se kanë qenë duke udhëtuar me motor.
Burime nga vendi i ngjarjes raportojnë se dy të lënduarit gjendeshin prej një ore në mes të rrugës, pasi ambulanca nuk po vinte. Ata janë mbuluar me plasmas për shkak të shiut të dendur.
Mendohet që çifti i bashkëshortëve ka marrë dëmtime serioze, por ende nuk bëhet me dije gjendja e tyre.