Presidenti Meta këtë fundjavë ka zgjedhur ta kalojë në bregdet. Përmes një fotoje të publikuar në Instagram, Meta është në shoqërinë e aktorit të humorit, Bes Kallaku dhe gazetarit Çim Peka.
Ashtu sikurse shihet edhe në foto presidenti ka përfituar nga temperaturat e ngrohta dhe ka shijuar edhe një birrë. Bashkangjitur fotos, presidenti shkruan: “Shqipëria ka diell për të gjithë! Në çdo stinë!’.
Duhet thënë se pamja e presidentit veshur me tuta plazhi të kuqe, na solli në mendje personazhet e serialit ikonë amerikan “Baywatch”, me Pamela Anderson, ku në qendër të filmit ishin disa roje bregdetare që mbronin pushuesit me trupat e tyre fantastikë.