Ilir Meta: Disa ambasadorë u bënë palaço

Presidenti i Republikës shprehet se është gënjyer ditën e djegies së mandateve teksa ndodhej në Gjermani. Dhe e gjitha prej bashkëshortes së tij teksa komunikonin në Whatsapp. Për të rrëfyer këtë histori dhe të tjera, Ilir Meta ka dhënë një intervistë në “Opinion”.

“Kur fola me Monikën në Whatsapp dhe e pyeta cfarë është kjo marrëzi e djegies së mandateve më tha pa merak se edhe po ndodhi vetëm unë do ta djeg, për solidaritet. Dhe ndodhi që e dogjën të gjithë mandatin” – tha Meta.

Teksa ka komentuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve, Meta shprehet se nuk ka kryer asnjë veprim anti-kushtetues. Ndër të tjera kreu i shtetit merr si shembull rastin e Sahit Dollapit. Ai tha se Dollapi vuante nga zemra dhe se mund të kishte humbur jetën nga veprimet e policisë.

Presidenti u shpreh se Policia nuk ka vepruar aspak në mënyrë profesionale dhe falë ndërhyrjes së tij, Dollapi u dërgua në spital.

Nga ana tjetër kreu i shtetit tha se disa ndërkombëtarë u bënë palaçop dhe donin percipitimin e situatës.

“Harruat ju Sahit Dollapin që u rrah në mënyrë barbare dhe që mund të rrezikonte jetën pasi kishte kryer një operacion në zemër.

Ilir Meta nuk mund të priste as për qejfin e Lulzim Bashës, as për qejfin e Edi Ramës, as për qejfin e Monikës dhe as për qejfin e disa ndërkombëtarëve që ndonjëherë u bënë palë dhe në disa raste u bënë edhe palaço, që të vriteshin shqiptarët që pastaj të thoshin po presidenti çfarë bëni”, tha Meta.

“Faji është i atyre që dhunuan Kushtetutën dhe atyre ndërkombëtarëve që certifikuan shkeljen e Kushtetutës dhe që thanë që prokurori i Përgjithshëm i përkohshëm që është një term që nuk ekziston në Kushtetutën e Shqipërisë mund të zgjidhet me 69 vota”, shtoi ai.

PJESË NGA INTERVISTA:

Presidenti Ilir Meta do të bëjë publik të premten qëndrimin e tij në lidhje me opinionin paraprak të Komisionit të Venecias, që e gjente atë në tejkalim të kompetencave, por pa kryer një shkelje të rëndë që mund t’i kushtonte mandatin.

Por cili është qëndrimi i Presidentit dhe çfarë do të ketë në këtë dokument? Detajet që kreu i shtetit ka dhënë në një intervistë për emisionin Opinion.

****

Keni njoftuar, pra Presidenca ka njoftuar që nesër do të bëjë publike disa argumente ose një material lidhur me përfundimet paraprake, draft raportin e Komisionit të Venecias, për çfarë bëhet fjalë?

Ilir Meta: Që ditën e hënë, zëdhënësi i presidentit, z.Blushi ka bërë të qartë që do të ketë një reagim në respekt të transparencës me opinionin publik, por edhe me të gjithë partnerët ndërkombëtarë sikurse është vepruar në vijimësi edhe për këtë draft opinion të Komisionit të Venecias do të ketë një dokument zyrtar publik të institucionit të Presidentit, i cili do të jetë i aksesueshëm për të gjithë qytetarët të cilët janë të interesuar për të ditur opinionin e presidentit përballë opinionit të Venecias.

Ju vetë personalisht jeni dakord me draftin e Venecias?

Ilir Meta: Unë mendoj se qëndrimi do të bëhet nesër publik. Do të jetë një qëndrim zyrtar, do të ketë një letër timen si president i Republikës drejtuar presidentit të Komisionit të Venecias dhe të gjithë anëtarëve të Komisionit të Venecias me disa konsiderata për këtë draft paraprak. Do të ketë edhe disa pyetje që të ndihmohet më tej komisioni i Venecias për shterimin e kësaj çështje. Po kështu do të jetë i publikuar drafti i opinionit të komisionit dhe njëkohësisht dhe qëndrimi i institucionit të presidencës.

Në një intervistë që keni dhënë për Çim Pekën keni deklaruar së ka mundësi, me të gjithë respektin për Komisionin e Venecias keni deklaruar se shpreson që komisioni nuk do të bëhet në bazë të lobimeve, fjalëve apo gjërave të tjera siç ndodh me ambasadat në Shqipëri? Keni frikë se ka ndodhur këtë herë?

Ilir Meta: Nuk kam asnjë shqetësim dhe asnjë frikë për institucionin e Presidentit sepse jam shumë i qartë në të gjitha veprimet publike që kam bërë lidhur me çështjen në fjalë. Ato janë bërë përballë qytetarëve shqiptar dhe i vetmi shqetësim i imi është të ruajmë integritetin e Komisionit të Venecias pasi mendoj se kjo do të ishte e dobishme për vetë Komisionin.

Po pse ju i intereson integriteti i Komisionit të Venecias dhe jo integriteti i institucioneve në Shqipëri Z.Meta?

Ilir Meta: Tani, nëse do të kishim ruajtur integritetin e institucioneve në Shqipëri do të kishim situatë krejtësisht tjetër përsa i takon funksionimit të demokracisë në vend. Nuk do të kishim një temë të tillë, nuk do të kishim një krizë të tillë, nuk do të ishim pa gjykatë kushtetuese qëllimisht prej më shumë se dy vitesh. Nuk do të ishim në kolaps institucional.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...