Një punonjës i policisë së Sarandës ka humbur jetën.
Sipas burimeve jo zyrtare, mësohet se Zenel Zeneli, 50 vjeç, oficer i policisë me shërbim në sallën operative në Komisariatin e Policisë në Sarandë, ka humbur jetën në hyrjen e jashtme në pallatin e tij në “Rrugën e Pestë”.
Policia ka shkuar në vendngjarje ndërsa nuk dihet ende shkaku i vdekjes së efektivit. Mjeku ligjor do ta përcaktojë, ndërkohë dyshohet për atak kardiak.
Viktima nuk kishte shenja dhune.