Babë e bir kanë qenë duke shëtitur në pyll të dendur në Postiglione në provincën jugore të Salernos të, ditën e djeshme.
Djali 34-vjeçar ka pasur armë zjarri me vete ku ka dashur të jetë i sugurt në njëvend kaq të rrezikshëm por edhe për të gjuajtur kafshë të egra.
Ai në një moment ka hapur zjarr kur ka vënë re diçka të dyushimtë mes gjetheve që lëviznin, por nuk kishte parë siç duhet se po qëllonte të atin e tij, duke e ngatërruar me një derr të egër.
Pavarësisht mundimit për ta mbajtur në jetë, 34-vjeçari nuk ja ka dalë t’i shpëtojë jetën të atit të tij.
55-vjeçari Martino Gaudioso humbi jetën tragjikisht, ku vrasësi i tij ishte personi më i afërt që kishte në jetë. Shumë e dhimbshme ka qenë edhe për vet djalin që i mori jetën babait të tij.