Me sa duket për moderatoren bukuroshe, Xhemi Shehu të veshesh të njëjtin fustan dy herë, nuk është aspak problem. Dhe këtë e vërtetoi me dy super dasmat luksoze, ku u paraqit me një fustan tutu rozë, me frula, i cili përcillte ëmbëlsi. Fustanet nuk ishin të njëjtët, ama ishin pothuajse identik.
Dy fustanet pothuajse identik të Xhemi Shehut në dasmat e Ledion Liços dhe Gaz Pajës.
Në dasmën e Ledion Liços dhe Sara Hoxhës, Xhemi Shehu është shfaqur me një fustan rozë pastel, me frula të shpeshta, me një bisht të gjatë deri në fund dhe material tyli. Në ndryshim nga dasma e Gaz Pajës në dasmën e moderatorit, Ledionit ajo e kishte të njëjtin stil fustani të pajisur dhe me një bolero.
Me pak ndryshime, nga fustani në dasmën e parë, Xhemi Shëhu ka veshur pothuajse të njëjtin stil fustani. Vetëm se në dasmën e aktorit të humorit, Gaz Pajës, fustani është bust dhe me më pak frula se fustani i parë.
Me sa duket Xhemi Shehu është e apasionuar pak këtij stili dhe ka zgjedhur dy herë me të njëjtën shije!