Kompekaj, Ëmbëlsira që Bëhet për 10 Minuta dhe Mbarohet për 5!

Një ëmbëlsirë e thjeshtë, por me një shije që mbahet mend gjatë. Ndiqni hapat e recetës për ta patur sa më të lehtë përgatitjen e saj. Shijojeni!

Përbërësit:

2 petë sfoljatë ose 5 petë të zakonshme 8 kokrra vezë 8 lugë gjelle sheqer 8 lugë gjelle miell 2 lugë gjelle kakao 2 lugë gjelle gjalpë 1 filxhan arra të thërrmuara

Për shërbetin:

2 e 1/2 gotë sheqer 2 gota ujë

Përgatitja:

Rrahim vezët me sheqerin derisa të rritet volumi dhe vezët të ndryshojnë ngjyrë të zbardhen, më pas shtojmë dhe gjalpin e shkrirë.

Përziejmë miellin me kakaon dhe me arrat, e shtojmë në mënyrë graduale tek ena ku kemi rrahur vezët duke e përzier me kujdes nga poshtë- lartë me qëllim që të mos ulet vëllimi.

Lyejmë tavën me gjalpë dhe shtrojmë një petë duke e ngritur anash. Hedhim masën e përgatitur, më pas shtrojmë petën tjetër duke e vendosur sa më lehtë.

E vendosim më pas ëmbëlsirën në furrë në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 30-35 minuta. Ndërkohë përgatisim sherbetin dhe e lemë të ftohet. Më pas kur kompekaja të jetë pjekur e sherbetosim.
Receta realizuar nga Zonja Katerina/Marrë nga Balkanweb.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...