Loro Boriçi, poliedriku i futbollit shqiptar

Loro Boriçi është një nga futbollist më të mëdhenj të futbollit shqiptar. Ai u lind në Shkodër më 4 gusht 1922 dhe vdiq në Tiranë më 25 prill të vitit 1984. Është një prej personaliteteve më të mëdha të futbollit shqiptar, ish-futbollist sulmues dhe ish-trajner.

Loro Boriçi përfshihet në këtë listë për disa aspekte. Ka qenë lojtar i shpejtë, i zhdërvjelltë, ka pasur rol lideri, futbollist me peshë në lojën e grupit dhe njëherësh triumfator.

Ndoshta arsyeja kryesore e përfshirjes në këtë listë është për të nderuar grupin që i dha Shqipërisë titullin e Kampionatit Ballkanik të vitit 1946, trofeu i parë i madh për përfaqësuesen kuqezi dhe deri më tani i vetmi, sepse asnjë skuadër përfaqësuese jona dhe asnjë skuadër nuk ka mundur të fitojë një kampionat ballkanik.

Me kurorën e dafinave në kokë dhe trofeun e kupës ballkanike në duar, fotoja e Loro Boricit si triumfator i mbetet tashmë panteonit të futbollit kombëtar.

Më vonë Loro Borici ka pasur ndikim të madh edhe si trajner e kuadro sporti. Edhe pse vitet ikin, madje dhjetëvjeçarët shkojnë, Loro Boriçi duket se do ta ketë edhe në të ardhmen e largët një vend në këtë

10-she. Futbolli në Shqipëri para Loro Boriçit ekzistonte vetëm si term dhe i papërfillshëm në fushë, pas tij u bë më tërheqës dhe me baza. Respekt për këtë ikonë të futbollit shqiptar!/albaniansport.net/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...