“JEMI TË LIRË”; BUFFON FLET PËR MUNGESËN E CR7 TE “TOPI I ARTË”

Gianluigi Buffon tha se Cristiano Ronaldo është i lirë të vendosë se çfarë dëshiron të bëjë në jetën e tij, duke iu përgjigjur kështu interesimit të gazetarëve se përse superstari i Juventusit nuk mori pjesë në ceremoninë e “Topit të Artë”.

 

 

Ylli portugez doli i dyti në klasifikimin e votave të marra, pas ish-bashkëlojtarit të tij në “Santiago Bernabeu”, Luka Modric, i cili triumfoi në çmimin e “France Football”.

 

 

Portieri i PSG-së u pyet për mungesën e Ronaldos dhe ai iu tha gazetarëve: “Unë mendoj se ne jemi të gjithë njerëz të lirë. Gjithkush vendos vetë se çfarë dëshiron nga jeta e tij”.

 

 

Ronaldo ka pasur një fillim të shkëlqyer te Juventusi, ku u transferua në mënyrë sensacionale në verë. 33-vjeçari ka shënuar 11 gola në 18 ndeshje.

 

 

Ai u bë lojtari i parë i Juventusit, që nga John Charles (1957-1958), që shënon të paktën 10 gola në sezonin e tij të parë të Seria A, pas 14 ndeshjesh.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...