Urgjenca e spitalit rajonal të Shkodrës do të vijë me një imazh të ri por edhe një shërbim më të përmirësuar.
Prej ditësh mjediset e kësaj urgjence i janë nënshtruar një rikonstruksioni i cili është drejt përfundimit dhe pas pak ditësh pritet që edhe të inagurohet.
Shefi i shërbimit në urgjencën e spitalit Alban Haxhi u shpreh se ky ndryshim ndikon edhe tek përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarëve.
Shefi i urgjencës Alban Haxhi foli edhe për rastet e vizitave. Sipas në këtë fillim vjeshte numri ka rënë ndjeshëm dhe situata është normalizuar pas fluksit gjatë muajve të verës.
Pacientët dhe familjarët e tyre tashmë do të gjejnë një mjedis të ri dhe një shërbim më ndryshe pas përfundimit të rikonstruksionit në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës e cila deri më tani nuk ndodhej në kushte të mira.