PAMJET E TMERRIT ku humbën jetën 114 dasmorë/ Çifti në pistë duke kërcyer, fishekzjarrët shkrumbuan lokalin

Dalin pamje nga zjarri i frikshëm që përfshiu sallën e një restoranti ku po mbahej një ceremoni martesore në Irak, ku humbën jetën tragjikisht 114 persona. Videoja fillon me pamjet e të porsamartuarve duke kërcyer në pistën e vallëzimit, ndërsa rreth tyre janë ndezur fishekzjarrë dhe askush nuk e dinte se çfarë do të ndodhte më pas.

Në pamjet shihet se si nga fishekzjarrët ka marrë flakë tavani dhe më pas zjarri është përhapur në të gjithë lokalin. Sipas Daily Mail, Haneen dhe Revan, siç janë emrat e të sapomartuarve, i kanë shpëtuar zjarrit teksa kanë arritur të fshihen në kuzhinë. Familjarët që i kanë vizituar në spitalin ku po trajtohen për plagët kanë thënë se çifti është në gjendje të keqe psikologjike.

Nga ana e tij, babai i dhëndrit i tha CNN se ai e konsideron përgjegjës për tragjedinë pronarin e vendit ku u mbajt pritja: “Fajësoj pronarin e lokalit për atë që po ndodh sepse nuk kishte as zjarrfikëse dhe as masa sigurie”.

Kujtohet se tragjedia me 114 të vdekur dhe më shumë se 150 të plagosur ka ndodhur në qytetin Karakos, afër Mosulit.

 

BENET BECI: 10 KANTIERË NDËRTIMI NË QYTET, DO TRANSFORMOJMË SHKODRËN PËRMES INFRASTRUKTURËS DHE ZHVILLIMIT URBAN

Bashkia e Shkodrës, e udhëhequr nga kryetari Benet Beci, ka njoftuar fillimin e një serie projektesh transformuese për qytetin, me mbështetje të plotë nga...

Arrest me burg për Veliajn! Kryebashkiaku i Tiranës merret nga SPAK dhe BKH

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shoqëruar sot nga BKH dhe SPAK, pas një aksioni në Bashkinë e Tiranës. Veliaj akuzohet për korrupsion...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Arrest me burg për Veliajn! Kryebashkiaku i Tiranës merret nga SPAK dhe BKH

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shoqëruar...

SHPALLET NË KËRKIM 35 VJEÇARI, USHTROI DHUNË NDAJ BASHKËSHORTES SË TIJ

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër •Specialistët e Sektorit për Hetimin...

Shemben disa biznese në hyrje të Shkodrës. Policia “blindon” rruget

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në bashkëpunim me...