Inspektorati merr masa për rastin e banesës së çiftit Naim e Mihrije Abazi

Inspektorati i Kryeqytetit përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se ka zhvilluar procedurat lidhur me rastin e publikuar, që lidhet me rinovimin e kulmit të shtëpisë në lagjen “Bregu i Diellit”, që ishte dëmtuar nga zjarri.

Inspektorati ka urdhëruar palën që të rinovojë pjesët e dëmtuara nga zjarri, duke respektuar formën, lartësinë dhe gjitha pozicionet e mëparshme.

“Për mosrespektim të urdhrit për ndërtimin e njëjtë, inspektorati me datë 18.09.2023, ka urdhëruar palën që kulmin ta kthej në gjendjen e mëparshme, dhe ka shqiptuar gjobë për shkeljet e gjetura”.

Në ditët në vijim inspektorati i ndërtimit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura ligjore duke eliminuar të gjitha shkeljet e bëra nga pala në këtë rast”, thuhet në njoftim.

Ditë më parë, në porta;e është raportuar se bëhet fjalë për banesën e këngëtares Mihrije Braha dhe bashkëshortit të saj, Naim Abazi.

Ky i fundit kishte deklaruar se nuk bëhej fjalë për mbindërtim pa leje, por vetëm për rinovim të kulmit.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...