“Kinezët vishen firmato, veshjet ‘fake’ i dërgojnë në Evropë”, Xhaxhiu tregon çmimet e ‘çmendura’

Një destinacion me shumë surpriza dhe ngjarje të paparashikuara ka rezultuar Kina për Laura dhe Rezear Xhaxhiun. Specialistja e face yoga-s tregon për “Rudina” në Tv Klan se ndryshe nga ç’kishte menduar, koha nuk ishte e favorshme për të bërë blerje, por njëkohësisht atje hasi edhe një standard shumë të lartë. Dyqanet e markave të njohura me veshjet e luksit ishin të përhapura në masë.

Laura Xhaxhiu: Kina kishte edhe një të papritur tjetër që unë nuk arrija ta konceptoja dot. Kina ishte një vend me super standard ku në të kishte vetëm marka, po marka Yves Saint Laurent…

Rezear Xhaxhiu: Gucci, Valentino.

Laura Xhaxhiu: Siç është Zara dhe HM në Evropë, atje ishin këto.

Rudina Magjistari: Dyqanet origjinale në masë, të hapura.

Laura Xhaxhiu: Një miku ynë që ishte aty tha “kinezët mbajnë vetëm gjëra origjinale, çfarë janë ‘fake’ i çojnë në Evropë”. Dhe unë që kisha shkuar jo me shumë rroba dhe thashë do blej diçka aty, nuk arrita të blija asgjë. Shumë pak gjëra, nja dy gjëra të vogla mëndafshi që kam blerë pasditeve. Një nga gjërat që u shokova ishte që nuk bëja dot pazar në Kinë. Ishte e pamundur, kishte super standard, gjërat ishin aq shumë të shtrenjta sa nuk e besoje dot se thoje nuk është e mundur se ne kudo që shkojmë, themi shkojmë te tregu kinez do marrim gjëra të lira. Jo, jo nuk ekzistonte kjo gjë atje.

Laura shton se çmimet në supermarket ishin gjithashtu të larta. Një kokërr vezë korrespondonte me 300 Lekë, 1 kg oriz arrinte thuajse deri në 15 Euro. Nga ana tjetër, sipas Xhaxhiut, restorantet, shërbimet komunitare dhe transporti publik ishin me çmime të volitshme dhe të mirëorganizuara./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...