“I ‘fshinim’ pjatat, hëngrëm mish gjarpri”, Laura dhe Rezear Xhaxhiu rrëfejnë udhëtimin e jetës në Kinë

Kina e largët u shndërrua në destinacionin ekzotik të verës për Laura dhe Rezear Xhaxhiu. Një udhëtim i mbushur me kujtime, argëtim, zbulime, kënaqësi dhe të papritura nga një kulturë krejtësisht ndryshe. Në bisedën me programin “Rudina” në Tv Klan ata zbulojnë disa prej çudirave të këtij vendi kaq të veçantë dhe eksplorimin e plotë të tij deri te ushqimet e pazakonta.

Rezear Xhaxhiu: Unë e konsideroj si udhëtimi i jetës, e di pse?

Laura Xhaxhiu: Është një nga eksperiencat më të bukura.

Rezear Xhaxhiu: Pamë, shijuam, u futëm në brendësi sepse kemi hyrë edhe në brendësi të Kinës, jo vetëm Shangai e Pekin.

Rudina Magjistari: Ai është udhëtimi i vërtetë them unë.

Rezear Xhaxhiu: Udhëtuam me trena, njohëm njerëz, njohëm në kulturë, njohëm kuzhinën kineze. E njohëm, nuk morëm vesh asnjëherë ça hëngrëm.

Rudina Magjistari: Sepse thonë që ajo që gatuhet këtej në Evropë s’ka lidhje fare me origjinalen.

Laura Xhaxhiu: Unë e kisha me një çikë merak, por normalisht ishte një ushqim aq shumë i shijshëm sa më vinte të lëpija edhe pjatën. Biles njëherë ishim në një qytet të vogël, na kapi diku dreka dhe gjetëm një restorant dhe u futëm. Unë vajta të laja duart dhe thanë që futu te kuzhina. Kur u futa te kuzhina, u tmerrova, çfarë pashë aty, dal dhe i them Rezearit në qoftë se s’më zë ndonjë kolerë këtë radhë… kur erdhën pjatat, jo vetëm që i fshimë, por thashë le të na zërë ajo kolera por jemi të ngopur.

Rudina Magjistari: E keni shijuar jetën.

Rezear Xhaxhiu: Unë mendoj se sekreti i kuzhinës kineze është kombinimi i dhjetëra salcurinave të cilat ndikojnë që ti të mos kuptosh. Për shembull, dolëm nga një restorant dhe na tha kamarieri “keni ngrënë edhe mish gjarpri”. What? Por ne nuk e dinim.

Laura Xhaxhiu: Dimë që ishte shumë e shijshme./tvklan.al

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...