MEMORIALI PËR 7 MARTIRËT NË BREGU I LUMIT

7 martirë të kishës katolike që nga e marta kanë memorialin e tyre pranë kishës së fshatit Breg Lumi në njësinë Administrative Shalë në zonën e Dukagjinit. Ceremonia e zbulimit të këtë memoriali është bërë nga Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër Pult Monsinjor Angelo Massafra dhe banorëve të cilët kanë kontribuar për ndërtimin e këtij memoriali. Fillimisht është mbajtur mesha e shenjtë në kishën e fshatit e drejtuar nga Arqipeshkvi Massafra i cili në fjalën e tij para besimtarëve u ndal tek mesazhi i faljes dhe rëndësia që mbartin figurat e martirëve të kishës katolike shqiptare.

I pranishëm në ceremonine e zbulimit të memoralit të martirëve në Breg Lumi ka qënë edhe kryetari I bashkisë Shkodër Benet Beci I cili u ndal tek rëndësia e veprës së martirëve por edhe tek përpjekja e tyre për atdheun. Ai falenderoi të gjithë bashkëatdhetarët që kanë kontribuar për ndërtimin e këtij memoriale dhe u shpreh se të gjithë së bashku do të bëjmë më shumë për këtë zonë sic është zona e Dukagjinit.

Organizatorët e këtij aktiviteti dhe familjarë të martirëve, evidentuan arsyet që shtynë banorët e kësaj treve për ndërtimin e këtij memoriali.

Ky memorial në nderim të 7 martirëve, At Çiprian Nika, At Benardin Palaj, At Gjon Shllaku , At Gasper Suma, Dom Dede Plani, Dom Lazer Shantoja, Gjelosh lulashi, me prejardhje nga Dukagjini, u sponsorizua nga banorë të zonës të cilët jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në mbylljen e ceremonisë u bë një vizitë pranë bustit të Shna Ndout ku dhe vendosën pranë Tij një bekim të marrë nga Papa Françesku.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...