Dëmtohet pedonalja e Koplikut/ Zëvendëskryetari i Bashkisë: Këto ditë do të nis ….

Pedonalja në qendër të qytetit të Koplikut në Bashkinë e Malësisë së Madhe ka disa muaj që është amortizuar, teksa dëmtimi i njëpasnjëshëm vijon në të gjithë gjatësinë e saj.

Mjetet e kanë të pamundur të mos bien në këto gropa gjatë kalimit. Shpesh herë shoferët kanë çarë edhe gomat e mjeteve siç është edhe ky rast.Qytetarët kërkojnë nga bashkia që të marrë masa për rehabilitimin e pedonales pasi e kanë të vështirë të qarkullojnë. Ndërkohë bashkia pranon se pedonalja ka degraduar dhe për këtë nënkryetari i saj thotë se është gati tenderi dhe se shumë shpejt do fillojë investimi për të bërë të mundur rehabilitimin e qendrës së qytetit.
Pedonalja e qytetit të Koplikut ka një gjatësi 600 metër dhe është ndër rrugët më të frekuentuara nga qytetarët. Ajo u ndërtua në vitin 2017, nga bashkia me ndihmën e qeverisë shqiptare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...