Në lidhjen direkte me “Aldo Morning Shoë” në Tv Klan, Zogu i Tiranës bëri një analizë të situatës ekonomike dhe sociale në vend. Ai thotë se çmimet janë rritur dhe paratë nuk mjaftojnë, por nga ana tjetër njerëzit janë bërë më mendjehapur. Sipas tij, kjo është një shtysë për ndryshime të tjera.
Zogu i Tiranës: Në fakt në momentet që ne po flasim sittuata në Shqipëri është paksa e dobët. Janë shtrenjtuar çmimet zemra, nuk dalin lekët, është qiraja e shtëpisë, drita, ujë, shampo koke, shampo trupi, lines, janë shumë gjëra që duhet t’i blesh dhe janë kosto.
Aldo: Po mos përdor lines more burrë? Ça përdor ti se unë se kam idenë, por nejse nuk është ky thelbi.
Zogu i Tiranës: Ne mbulojmë edhe gratë.
Aldo: E qartë.
Zogu i Tiranës: Ekonomia shqiptare ka pësuar një ulje ekonomike.
Aldo: Si vjen në terezi ekonomia Zogu, si mendon ti?
Zogu i Tiranës: Ekonomia, në fakt në momentet që po flasim Shqipëria ka ndryshuar shumë. Njerëzit nuk duan t’ia dinë më, nuk jemi më të prapambetur, nuk shihet më racizmi, prirja seksuale apo gjithçka tjetër.
Aldo: Jo nuk shihet më prirja seksuale, është e vërtetë.
Zogu i Tiranës: Ne jemi të lirë të bëjmë çfarë të duam,mos e vrisni mendjen, jeta është e shkurtër, futini një mendje të lehtë o zemra. Pak a shumë, se e lashë përgjysmë, ata që e nisin ditën të parët janë bukëpjekësit por edhe qentë e rrugës që gërmojnë në koshat e mbeturinave për të ngrënë pak bukë o jeta se ato të shkretët kanë shumë uri.
Aldo: Zogu, ta heqim shprehjen o jeta, ta eleminojmë.
Zogu i Tiranës: Edhe ta lëmë vetëm përpara, jo më mbrapa, pra nuk ka më mbrapa zemra. Vetëm përpara.
Aldo: Do flas me çunat kur të duash ti, pa asnjë problem. Mos u shqetëso.
Zogu i Tiranës: Jo mbrapa.
Aldo: Mirë dakord, ku të duash mo zemra ime, e thamë njëherë. Mos na e thuaj më.
Zogu i Tiranës: Unë jam me Edi Ramën zemër, amin, amin o Zot për Edi Ramën. Është kryeministri më i mirë, ia hëngsha zemrën, ne ecim para, jo nuk ka më mbrapa. Mbrapa jo më.
Aldo: Po ku të duash ti mo zemra ime, e rëndësishme është ti të jesh mirë./tvklan.al