Manovrat e gjyqtarit, nis seancën para orarit të caktuar që të mos paraqitet prokurori

Emisioni Stop në Tv Klan ka publikuar disa herë rastin e Helidon Gjikokës, i cili përmes një kontrate qiramarrjeje për një pronë në Dhërmi u bë pronar, duke korruptuar sistemin e legalizimit dhe Hipotekës së Vlorës.

Çështja ishte denoncuar në Prokurorinë e Vlorës, por për 3 vite nuk ishte bërë asnjë gjë. Pas publikimit në “Stop”, Prokuroria e Tiranës nisi një procedim tjetër, duke dërguar para drejtësisë 16 të akuzuar me në krye Helidon Gjikokën, për shpërdorim detyre dhe vepra korruptive.

Prokurori Albert Kulici fillimisht i eliminoi bashkëpuntorët e Elidonit, duke mos i akuzuar 15 zyrtarët e ALUIZNI dhe Hipotekës. Por Gjykata e Lartë vendosi në 22 Nëntor 2022 zëvendësimin e masës nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie.

Më 12 Janar 2023 Elidon Gjikoka thyen arrestin e shtëpisë. Ilia Koka, njëri prej vëllezërve që iu rrëmbye prona, denoncoi këtë fakt. Pas njoftimit nga ana e gazetarit të “Stop”, Policia e Vlorës shkoi në vendngjarje dhe bëri të mundur shoqërimin në komisariat të Elidon Gjikokës, për të vijuar procedurat.

Pasi gjyqtari Enkel Peza pushoi akuzat për 16 personat që në seancën paraprake, familja Koka e apeloi dhe fitoi dy Shkallët, Apelin dhe të Lartën, të cilat vendosën që 16 personat e akuzuar të dënohen.

“Në seancën paraprake, gjyqtari paraprak që ishte Enkel Peza ka vendosur pushimin e akuzës pothuajse për të 16 të pandehurit duke lënë vetëm përfituesin e pasurisë Helidon Gjikoka, të cilën e akuzon dhe për falsifikim të dokumenteve. Për gjithë personat e tjerë i ka pushuar, sikur Helidon Gjikoka i ka falsifikuar dhe ka qenë zyrtar shteti dhe i ka firmosur e vulosur si ka dashur”, thotë avokati Llangozi.

Në këtë fazë çështja vjen sërish në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë, ku rikthehet favorizimi dhe zvarritja.

Gjyqtari i çështjes Hektor Sinanaj ka zvarritur procesin duke shtyrë 5 seanca pa asnjë shkak. Sipas procesverbalit të Gjykatës së Vlorës, gjyqtari Hektor Sinanaj planifikoi seancën e radhës në datën 25 Korrik 2023 në orën 12:30. Por seancën, gjyqtari Hektor Sinanaj nuk e zhvilloi në orarin e përcaktuar, por 20 minuta më përpara. Për rrjedhojë, prokurori nuk u paraqit në atë orë, duke bërë që gjyqtari të shtynte seancën.

Kjo ishte një kleçkë e përdorur nga gjyqtari i Vlorës Hektor Sinanaj për të shtyrë seancën gjyqësore.

/tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...