Hoqi një makinë nga sistemi “Alert”, përjashtohet nga Policia e Shtetit inspektorja 29-vjeçare

Një punonjëse policie, inspektorja Sulltane Kuka 29 vjeç, është përjashtuar nga Policia e Shtetit pas ndalimit se kishte shfrytëzuar pozitën e saj për përfitime personale.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit miratoi propozimin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale për të larguar nga organizata e policisë punonjësen Sulltane Kuka.

Efektivja 29-vjeçare u ndalua ditën e sotme për shërdorim detyre. Ajo kishte hequr nga sistemi “Alert” i Policisë makinën e qytetarit Leonard K.

Përjashtimi i efektives u bë për shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit, pasi ditën e sotme gjatë inspektimit të bërë nga grupi i inspektimit i Drejtorisë së Policisë Rrugore në OASH-në, në Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Lezhë, u konstatua se një automjet i shpallur “Alert”, ishte hequr nga sistemi në mënyrë të kundërligjshme.

Për këtë rast, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ndaloi punonjësen e policisë me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Sigurisë, në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...